Huawei renditet ndër 10 punëdhënësit më të mirë në botë për vitin 2021

26 tetor 2021 | 11:11

Revista Forbes ka publikuar së fundmi listën e punëdhënësve më të mirë në botë për vitin 2021. Huawei renditet në Top 10 dhe është kompania kineze me renditjen më të lartë në listë, duke u ngjitur me gjashtë vende nga viti 2020.

Pavarësisht sfidave, Huawei ka investuar në fushën e teknologjisë duke sjellë produkte të reja, të cilat na ndihmojnë për të ndërtuar një botë inteligjente. Kompania po punëson vazhdimisht punonjës të rinj, veçanërisht talentet në fushën e teknologjisë, për të rritur fuqinë e novacionit. Nga ana tjeter, kompania po investon gjithashtu shumë në kërkime dhe zhvillim, duke u përqëndruar në përparimet teknologjike që e çojnë botën përpara. Investimet e kompanisë kushtuar kërkimit dhe zhvillimit në 2020 arritën në 21.8 miliardë dollarë, duke zënë 15.9% të të ardhurave totale të kompanisë.

Për të arritur në këto përfundime, Forbes ka realizuar një anketë në shkallë të gjerë, e aplikuar në një kampion prej rreth 150,000 punonjësish nga 58 vende që punojnë me kohë të plotë ose të pjesshme. Forbes klasifikoi 750 punëdhënës në listën e këtij viti.

Listën e plotë mund ta shihni në faqen e internetit të Forbes: https://www.forbes.com/lists/worlds-best-employers/#ade4f691e0ca

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) përmes një…