Huazim me të drejtë blerjeje, Kristjan Asllani do të luajë jashtë Italisë

29 janar 2026 | 13:36

Kristjan Asllani është shumë pranë transferimit te Besiktas.

Sipas raportimeve të TuttoMercatoWeb, klubi turk ka arritur një marrëveshje me Interin për mesfushorin shqiptar, e cila parashikon huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Bisedimet mes palëve janë në fazë shumë të avancuar dhe po diskutohen vetëm detajet përfundimtare, përfshirë formulën ekonomike dhe kushtet e aktivizimit të opsionit të blerjes.

Asllani nuk bën më pjesë në planet teknike të Interit për vazhdimin e sezonit dhe klubi zikaltër ka vendosur ta lejojë largimin e tij për t’i dhënë më shumë hapësira lojtarit për të luajtur rregullisht.

Nga ana tjetër, Besiktas e sheh mesfushorin shqiptar si një përforcim të rëndësishëm për repartin e mesfushës dhe e ka bindur lojtarin për projektin sportiv në Turqi.

Nëse nuk do të ketë surpriza të minutës së fundit, transferimi i Asllanit te Besiktasi pritet të mbyllet së shpejti, me lojtarin që do ta nisë një eksperiencë të re jashtë Serie A.

Aktualisht, përfaqësuesi shqiptar është i huazuar në Torino, e cila s’e ka ndërmend ta mbajë atë.

Në opsion për Asllanin ishte edhe Fiorentina, por duket se e ardhmja e tij do të jetë në Stamboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se rastet në…