
Hull City interesohet për Hoxhën
Arbër Hoxha është një nga emrat më të përfolur në merkato këtë verë. Sulmuesi kuqezi pritet të largohet nga Dinamo Zagreb dhe të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Sipas mediave britanike, një prej destinacioneve më të mundshme është Hull City, skuadra që militon në Championship.
Interesimi i anglezëve për Hoxhën lidhet edhe me trajnerin e ri të ekipit, Sergej Jakiroviq, i cili e ka stërvitur sulmuesin shqiptar gjatë kohës së tij në Dinamo Zagreb dhe e njeh mirë potencialin e tij.
Në ditët në vijim pritet një ofertë zyrtare nga klubi anglez. Por Hull City nuk është i vetmi në garë për shërbimet e 25-vjeçarit. Edhe Lecce nga Serie A italiane dhe Kayserispor nga Superliga turke kanë shprehur interes për Hoxhën, i cili duket i vendosur për të bërë hapin e radhës në karrierë. Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda pak javësh.