Humb jetën 60-vjeçari pas rrokullisjes me traktor

29 prill 2018 | 17:02

Si pasojë e rrokullisjes së një traktori në bjeshkët e Istogut, një person rreth 60 vjeç ka humbur jetën, kurse një tjetër është lënduar.

Rastin për “Kallxo.com” e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se të dielën policia ka pranuar informacion nga një qytetar për rrokullisjen e një traktori në bjeshkët e Istogut.

“Me të marrë informatat janë njoftuar njësitë relevante dhe emergjente, ku menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e një personit mashkull rreth moshës 60-vjeçare, si dhe kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit tjetër dhe i njëjti është dërguar në emergjencë”, ka thënë Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të organizatës për rini YMCA, dega në Amerikë,…