
Humb jetën edhe një person si pasojë e lëndimeve në vendin e punës
21 korrik 2025
| 17:02
Mediet lokale të Istogut kanë raportuar se sot ka vdekur një burrë i cili para disa ditësh është aksidentuar në vendin e punës.
Avdyl Osmanaj, nga fshati Gurrakoc, nuk ka mundur t’ju bëjë ballë lëndimeve të rënda.
Rasti për “Klankosova.tv” është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Po ashtu, sot në Gjakovë ka ndodhur një ngjarje tragjike.
Dy persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.