Humb jetën në vendin e punës 22-vjeçari shqiptar, po punonte në një fabrikë stampimi

25 mars 2025 | 23:05

Një tragjedi ka ndodhur në Friuli të Italisë, atje ku një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë punës në fabrikë.

Viktimë mbeti Daniel Tafa, i cili punonte me një makineri për stampimin e ingranazheve industriale, kur një kallëp i nxehtë metali ka shpërthyer dhe një copë e ka goditur 22-vjeçarin në shpinë.

I ndjeri ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, sipas La Repubblica.

Një prej kolegëve të tij tregoi se si ndodhi ngjarja.

Ishte vendosur një copë në presë për të kryer një testim. Nuk e di se çfarë ndodhi por kjo pjesë doli nga vendi dhe e goditi”, tha ai.

Danieli kishte festuar ditëlindjen e 22-të më 24 mars, ndërsa pak orë më vonë kishte shkuar në punë, në turnin e natës.

Për ngjarjen ka nisur hetimi, për të zbuluar nëse shkak i incidentit ka qenë mosfunksionimi i makinerisë apo një gabim njerëzor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur para pak minutash…