Humb jetën pasagjerja, shoferi në gjendje të rëndë

14 korrik 2019 | 11:56

Një aksident  i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku ka humbur jetën një pasagjere , ndërsa shoferi është në gjendje të rëndë

Burime nga policia kanë bërë me dije se  në rrugën dytësore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin  A.K., rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga  duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit, e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Mësohet se gjendja shëndetësore e 28-vjeçarit është kritike për jetën. Grupi hetimor ka vijuar punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shumë dekada shqiptarët kanë përdorur sapunë të bërë nga…