Humb unazën në kopsht, e gjen në një karrot pas 12 vitesh

17 gusht 2018 | 20:36

Një unazë ari që ishte humbur në një kopsht perimesh 12 vjet më parë është gjetur e kapur në një karrot.

Lin Keitch, 69 vjeç, nga Monkton Heathfield pranë Taunton, Somerset, e vuri re unazën duke larë perimet e saj në shtëpi.

Ishte një dhuratë për ditëlindjen e 40-të nga burri i saj Dave, dhe ishte humbur nga vajza e tyre.

Çifti beson se karrota u rrit përmes unazës. Zonja Keitch tha se ishte një zbulim si “shansi në një milion”.

“Dave nxori karrotat dhe i la ata jashtë derës së pasme,” tha ajo.

“I preva zarzavatet dhe i pastrova ato, dhe unë mendova, ‘çfarë është kjo?’ Mrekulli, është unaza ime”.

Ajo njohu unazën e saj menjëherë edhe pse ishte mbuluar nga dheu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferma e parë e qumështit në det të hapur në…