Humbet avioni me vlerë 80 milionë dollarësh në SHBA, ushtria kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

18 shtator 2023 | 22:04

E padëgjuar më parë! Ushtria amerikane ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur një prej avionëve të saj me vlerë 80 milionë dollarë, pasi piloti u hodh nga avioni, për shkak të një defekti. Avioni luftarak F-35 u zhduk nga radarët, të dielën pasdite kur piloti po fluturonte mbi shtetin jugor të Karolinës së Jugut. Piloti, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, u hodh nga avioni me parashutë dhe ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore.

Dinamika e ngjarjes nuk është zbardhur ende plotësisht dhe kërkimet për avionin, autoritet i kanë përqendruar përreth dy liqeneve në Charleston, por ende nuk kanë arritur të bien në gjurmët e mbetjeve të avionit F-35B Lightning II.

Bazuar në vendndodhjen e fundit të njohur të avionit, kërkimet e liqenit Moultrie dhe liqenit Marion po kryhen me rregullatorët federalë të aviacionit. Baza e Përbashkët Charleston bëri apel për ndihmë te qytetarët amerikanë në X (ish-Twitter), ndërsa përpjekjet për të gjetur mbetjet e avionit po vazhdojnë. Trupat e Marinës thanë në një deklaratë për BBC-në se detajet për aksidentin ishin “të kufizuara” për momentin, pasi ende po perpiqen të mbledhin informacione.

Një avion i dytë F-35 që mendohet se po fluturonte në të njëjtën kohë u kthye i sigurt në bazën në Charleston, tha zëdhënësja ushtarake Maj Melanie Salinas për Associated Press. Në vitin 2018, ushtria amerikane ndaloi përkohësisht të gjithë flotën e saj të avionëve luftarakë F-35 pas një përplasjeje në Karolinën e Jugut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nacionalja sot raportoi për gënjeshtrën e pastër të Zëvendës Kryeministrit…