Humbi jetën pasi ra nga hapësira e një ashensori në ndërtim, policia jep detaje
22 tetor 2025
| 21:43
Një 77-vjeçar ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë-Kosovës, pasi dyshohet se ka rënë nga hapësira ku po ndërtohej një ashensor në një objekt ndërtimi.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se janë nisur hetimet për vdekjen e viktimës.
“Njësitet kompetente po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, në koordinim me prokurorinë”, deklaroi Ahmeti.
Ndërkohë, zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, tha se ekipi i zjarrfikësve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e trupit.



