
Humbin jetën në Itali, Valdrin Xhyliqi nga Malisheva dhe Driton Sadikaj nga Deçani
Një aksident tragjik trafiku ka marrë jetën e dy mërgimtarëve nga Kosova në orët e para të mëngjesit në Itali. Të rinjtë që u identifikuan si viktima janë Valdrin Xhyliqi nga Malisheva dhe Driton Sadikaj nga Deçani. Sipas raportimeve nga mediat italiane, aksidenti ndodhi pas një përplasjeje të fuqishme midis dy kamionëve në një autoudhë në veri të Italisë.
Përplasja fatale rezultoi me vdekjen e menjëhershme të dy bashkatdhetarëve, të cilët ishin të punësuar në sektorin e transportit. Një person tjetër, që ndodhej në njërin prej kamionëve, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Familjarët e të ndjerëve kanë konfirmuar lajmin e hidhur përmes rrjeteve sociale, duke ndarë dhimbjen për lajmin e hidhur. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit, ndërsa aktualisht nuk dihen ende detajet e plota për mënyrën se si ndodhi përplasja./klankosova/.