Humbin Juve dhe Unitedi, por kualifikohen

12 dhjetor 2018 | 23:03

Manchester United ka pësuar një humbje të turpshme 2-1 ndaj Valencia-s dhe do të qëndrojë në vend të dytë të grupit H.

Të humbësh ndaj Valencia-s në Mestalla nuk është turp, por mënyra se si ka ndodhur është shumë e rëndë. Paraqitja e miqve është karakterizuar nga gabimet e shumta, duke filluar nga stopimet e dobëta dhe roveshiata e dështuar e Lukaku-t, deri te rasti me portën e boshatisur i shpërdoruar nga Pogba. Pa harruar edhe autogolin qesharak të Jones. Në fund ishte Rashford që ngushtoi diferencën, por ishte shumë vonë për të ndryshuar gjithçka.

Por edhe Juventus nuk bëri më mirë. Skuadra e Allegri-t është mposhtur nga Young Boys me rezultatin 2-1, por që gjithsesi ruan vendin e parë në grup. Klubi italian ka ruajtur energjitë duke parë që e kishte siguruar kreun e grupit pas disfatës së United. Dy golat janë shënuar nga sulmuesi Hoarau për vendasit, ndërsa për Juve-n e shënoi Dybala. Kjo ishte fitorja e parë e historisë së Young Boys në Champions League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy zjarret që përfshinë Kaliforninë muajin e kaluar shkaktuan më…