HUMBJA E ALI AHMETIT DHE FITORJA E HIRSTIJAN MICKOSKIT NË KËRÇOVË

04 nëntor 2025 | 12:44


Ismet Sylejmani

Çfarë ka humbur Ali Ahmeti dhe çfarë ka fituar Hristijan Mickoski në rastin Kërçova!

Ali Ahmeti nuk ka humbur në Kërçovë dhe Hristijan Mickoski nuk ka fituar në Kërçovë!

Kjo humbje Ali Ahmetin do ta forcojë e do të ia mobilizojë BDI-në, do të ia kthejë edhe kundërshtarët në aleat, kurse Hristijan Mickoskin fitorja do ta humbë e do ta dobësojë, do ta lodhë e do t’i bëhet determinues i disfatës së tij politike dhe partisë që e drejton!

Hristijan Mickoskit koha do ta dëshmojë se nuk i është dashur fitorja në Kërçovë, sepse nuk e mban dot, do t’i rrëshqasë nga duart, kurse Ali Ahmetit humbja e Kërçovës i ka dhënë detyrim imediat ta rikthejë dhe ta betonojë që kurrë më ajo në të ardhmen të mos ndodhë!

Kërçova pas vitit 2001, është fitorja e madhe e pushtetit lokal shqiptar, dhe do të mbetet e tillë në të ardhmen, pavarësisht se më 2 Nëntor 2025, u tradhëtua nga një pjesë e votuesve shqiptar, nga ata të cilët nuk shkuan në kutitë e votimit, nga ata të cilët votuan me gabime pa qëllim ose të qëllimshme dhe veçanërisht nga ata që e votuan kandidatin jo shqiptar!

Kërçova është arrë e fortë dhe do t’i mbetet në fyt Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut e Kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickoskit!

Po të ishte largpamës, shtetar i madh dhe admirues i funksionimit demokratik në mes të pronarëve të Maqedonisë së Veriut, nuk i është dashur fitorja në Kërçovë Hristijan Mickoskit!

Festa e fitorës në Kërçovë e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut e Kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickoskit, është e dëmshme për shëndetin e demokracisë multietnike dhe integruese euroatlantike!

Prishtinë, 3 Nëntor 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër të qeverisë…