Humbja ndaj Kosovës, Suedia shkarkon trajnerin Jon Dahl Tomasson

14 tetor 2025 | 16:02

Jon Dahl Tomasson, është shkarkuar nga posti i selektorit të Kombëtares së Suedisë.

Vendimi i Federatës së Futbollit të Suedisë, është marrë të martën pas disfatës së dytë të Suedisë nga Kosova. 

Suedia kishte humbur në Prishtinë më 8 shtator, kurse të hënën mbrëma në Goteborg humbi 1:0 me gol të Fisnik Asllanit. 

Në njoftimin e Federatës së Futbollit të Suedisë shkruan se vendimi është bazuar në mungesën e rezultateve në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Suedia ka fituar vetëm një pikë nga katër ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Është e fundit në grupin B. Zvicra është e para me dhjetë pikë, kurse Kosova zë vendin e dytë me shtatë pikë. Sllovenia është e treta me tri pikë.

“Vendimi i marrë nga Federata e Futbollit e Suedisë bazohet në faktin se ekipi përfaqësues nuk ka dhënë rezultatet që shpresonim. Ende ka një rast për pljeofin dhe përgjegjësia jonë është sigurohemi që të kemi kushtet më të mira të mundshme për të arritur në Kupën e Botës. Në këtë drejtim, ne besojmë se kërkohet një udhëheqje e re me një selektor të ri”, ka thënë kryetari i Federatës së Futbollit të Suedisë, Simon Astrom.

Menaxheri i Suedisë, Kim Kallstrom, ka besim se Suedia me selektor të ri mund ta siguroj kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas disa vitesh negociatash të gjata dhe të ndërlikuara, Frenkie…