Humbje e pashpjegueshme

29 nëntor 2020 | 10:20

Real Madrid humbi ndeshjen e xhiros së 10-të ndaj Alaves në kuadër të La Ligas.

Alaves realizoi në minutën e pestë të ndeshjes nga një penalti dhe dyfishoi rezultatin pas një gabimi të Courtois, Zidane u shpreh i zhgënjyer me rezultatin.

“Nuk kam shpjegim për këtë, përjetuam disa momente të mira dhe disa të këqija. Kur ata shënuan golin aq herët, gjërat u komplikuan për ne”, u shpreh francezi në intervistën pas lojës. “Ndeshjen e kaluar në Milano luajtëm mirë, dhe sot … është realitet, realitet për ne. Çka duhet të bëjmë është të rikuperohemi dhe të ndryshojmë dinamikën. Nuk kemi vazhdimësi të formës”, tha ai.

“Është fillimi më i keq i sezonit për ne, ne nuk mundëm as të ndryshojmë rrjedhën e lojës dhe kjo më brengos tepër”, deklaroi Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga rreth 1 miliard euro humbje sa vlerësohet se shënuan…