Humolli për bojkotimin e seancës nga LV-ja: Ky është një lloj grushtshteti

19 tetor 2023 | 12:26

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka deklaruar se sjellja e Lëvizjes Vetëvendosje është mosrespektim i institucioneve të Kosovës.

Madje, ai ka thënë se mospjesëmarrja e deputetëve të Vetëvendosjes në seancën për policinë është një lloj grushtshteti.

“Ky është një lloj grushtshteti që bëhet kundër institucioneve. Kemi parë grushtshtete që bëhet nga opozita. Siguria po goditet dhe jo rastësisht kemi parë grupe nga Serbia që kanë marrë guximin të futen. E kanë bërë këtë sepse kanë parë dobësimin e institucioneve të sigurisë. Këto veprime çojnë mesazh për destabilizim”, ka thënë Humolli, duke ftuar deputetët e pushtetit që ta mbajnë fjalën e dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia Speciale Intervenuese (NjSI), e njohur ndryshe edhe si FIT,…