Hungaria do të vazhdojë t’i mbështesë me bursa studentët nga Kosova

03 gusht 2021 | 16:09

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze dhe Kristina Szabo, atashe për ekonomi dhe tregti.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Hungarisë në arsim, në veçanti për mbështetjen e madhe që ka dhënë Hungaria për studentët nga Kosova përmes programit të bursave.

Ministrja Nagavci ka falënderuar ambasadorin Bencze për krijimin e mundësive të shumta për studentët tanë që të studiojnë në universitetet hungareze. Ajo ka theksuar se kjo është shumë e rëndësishme për arsimin në Kosovë dhe zhvillimin e vendit tonë, duke qenë se këta studentë kthehen në Kosovë për të dhënë kontributin e tyre me përgatitjen dhe përvojën e fituar.

Ndërsa ambasadori Jozsef Bencze është shprehur i kënaqur që tashmë janë 282 studentë që kanë mbaruar studimet ose janë në proces në universitetet hungareze dhe tha se ky program do të vazhdojë këtë vit me 75 bursa të tjera.

Ministrja Nagavci dhe ambasadori Bencze kanë theksuar gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në arsim, veçanërisht në arsimin e lartë. Ministrja Nagavci ka theksuar se bashkëpunimi me Hungarinë është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe në këtë drejtim, MAShTI është i gatshëm të japë kontributin e vet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së…