Hungaria goditet nga stuhia dhe rrebeshet e shiut, Budapesti pezullon fluturimet

08 korrik 2025 | 08:16

Aeroporti Ndërkombëtar i Budapestit ka pezulluar përkohësisht operacionet për shkak të dëmeve të pësuara gjatë një stuhie të fortë që goditi sot vendin, pasi pistat u mbushën me mbeturina dhe uji i shiut hyri në ndërtesën e terminalit, tha operatori i aeroportit.

“Stuhia e fortë… preku edhe Aeroportin Ndërkombëtar Ferenc Liszt të Budapestit. Për shkak të mbeturinave në pistë, ato u mbyllën për arsye sigurie dhe operacionet e aeroportit janë pezulluar përkohësisht”, thuhet në deklaratë.

Administrata e aeroportit raportoi se uji hyri përmes tavanit të sallës së nisjeve të Terminalit 2A, e cila më pas u evakuua dhe të gjitha procedurat e regjistrimit u transferuan në Terminalin 2B.

Nuk pati të lënduar nga dëmet e stuhisë, theksoi administrata e aeroportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtyrë vendosjen e tarifave të…