Hykmete Bajrami kërkon votën për Besnik Osmanin

06 nëntor 2025 | 20:17

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga qytetarët e Fushë Kosovës votën për kandidatin e LDK-së, Besnik Osmanin.

“Besnik Osmani është njeriu që nuk flet shumë, por punon pa ndalë me përkushtim, kujdes e ndershmëri. Është modest dhe gjithmonë pranë qytetarëve,” ka shkruar Bajrami.

“Besniku është njëri prej jush — punëtor, i ndershëm dhe i dijshëm.

Vota për Besnik Osmanin është votë për një qeverisje të mirë, për secilin qytetar të Fushë Kosovës.

Është votë për zhvillim, për mirëqenie dhe për një Fushë Kosovë që ecën përpara me dinjitet.

Mos iu besoni atyre që dinë vetëm të pengojnë e bllokojnë, që ju mashtrojnë me fjalë e premtime, ndërsa në anën tjetër ua vështirësojnë jetën.

Votoni për punë, votoni për dinjitet e ndershmëri,” thuhet në thirrjen e Bajramit.

#LDK113

#BesnikOsmani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Zyrës së BE-së në Beograd, Andreas von Beckerath,…