Hykmete Bajrami: Obiliqi e ka Xhafer Gashin, kryetarin punëtor e të ndershëm
“Qeverisja e tij e ka ndryshuar rrënjësisht Obiliqin, punët e mira të Xhafer Gashit dhe LDK-së shihen në çdo rrugë, çdo lagje, në qytet e në fshatra.
Të dielën, qytetarët e Obiliqit nuk do të kenë asnjë hamendje kur të shkojnë te kutitë e votimit: do të votojnë edhe katër vjet të tjera për Xhafer Gashin. Për njeriun e punës, përkushtimit dhe angazhimit.
Xhafer Gashi i është përgjigjur thirrjes kurdo që e ka kërkuar atdheu!
Mirëpo, Obiliqi nuk ka votë për keqpërdoruesit, për ata që hetohen nga Prokuroria Speciale, për ata që pasuritë e qytetit i kanë përdorur për korrupsion e përfitime personale.
Obiliqi e ka kryetarin e vet punëtor, të kujdesshëm dhe të ndershëm: Xhafer Gashin!”, ka shkruar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
#LDK113
#XhaferGasho
#obiliqipertej



