 
                    Hykmete Bajrami pasi Kurti propozoi buxhetin për 2026: Po e çon shtetin drejt rrënimit, do ta ndalim me votë
                31 tetor 2025
                |  11:16
            
        Ish-ministrja e Financave dhe shefja e GP parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi qeveria në detyrë e Kurtit ka propozuar buxhetin për vitin 2026.
Bajrami ka thënë se Qeveria e Kosovës është uzurpuar nga Grupi Parlamentar i LV-së dhe sipas saj me këto rritje dhe propozime në prag të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme shtetin po e çojnë drejt rrënimit.
Ajo ka thënë se meqë Prokuroria s’arriti ta ndalë, duhet të ndalet me votë.
Postimi i plotë
Shtetin po e çojnë drejt rrënimit.
Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë.
Tash, duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        