
Hykmete Bajrami: Prokuroria të zbarkojë në zyrën e ZRrE-së dhe t’i pyesë për interesat e kujt po punojnë?
30 korrik 2025
| 22:51
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Komerciale, e cila e ka pezulluar tërësisht vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), shkruan Periskopi.
Në një postim në Facebook, Bajrami kërkoi që ZRrE të zbatojë vendimin e gjykatës dhe të ndalë menjëherë zbatimin e vendimit të saj, derisa kërkoi ndërhyrjen urgjente të Prokurorisë.
“ZRrE-ja duhet ta pezullojë vendimin për përjashtimin e rreth 1300 bizneseve nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike, në përputhje me vendimet e Gjykatës, deri në vendimin përfundimtar. Përndryshe, nesër, para datës 1 gusht, Prokuroria duhet të zbarkojë në zyrën e ZRrE-së dhe t’i pyesë: për interesat e kujt po punojnë ata aty?”, ka shkruar Bajrami.