Hykmete Bajrami, VV-së: Mashtrues, e dini mirë se kurrë president pa marrëveshje ose koncensus nuk është zgjedhë
04 mars 2026
| 19:18
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit, duke akuzuar shumicën se po tenton të manipulojë me përgjegjësinë politike.
Ajo ka deklaruar se me 66 vota mund të sigurohen lehtësisht nënshkrimet për dy kandidatë, por ka theksuar se asnjëherë Presidenti nuk është zgjedhur pa marrëveshje apo konsensus politik.
Bajrami ka shtuar se përpjekjet për ta paraqitur situatën si faj të opozitës nuk do të funksionojnë, duke akuzuar pushtetin për abuzim me vullnetin e qytetarëve.



