Hykmete Bajramit: Hajnitë, dështimet, kapjen, mafinë energjetike – nuk mund t’i mbuloni me Listën Serbe

21 gusht 2025 | 22:19

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratave të VV-së për Listën Serbe.

Ajo ka thënë se skandalet e qeverisë nuk mbulohen me patriotizëm të rrejshëm.

Postimi:

Hajnitë,

dështimet,

tenderët njëburimorë,

nepotizmi,

kapja e institucioneve dhe

lidhjet me mafinë energjetike,

NUK mund t’i mbuloni me patriotizëm të rremë, as me Serbinë, as me urat që po i ndërtoni dhe as me Listën Serbe.

Ju jeni të njëjtit që Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës, nën vëzhgimin e kamerave, dhe nuk e keni shpallur Listën Serbe organizatë terroriste as pasi ata e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë.

Sot po i luani patriotët – hipokrita!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dinamo është vënë në një pozicion tepër të vështirë për…