Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për pagën minimale

16 janar 2026 | 13:13

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja të rritjes gjatë vitit 2026.

Sipas vendimit zyrtar me numër 10/273, të datës 31 tetor 2025, i nënshkruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paga minimale do të jetë: 425 euro bruto duke filluar nga 1 janari 2026, për një punë të rregullt me orar të plotë dhe  500 euro bruto duke filluar nga 1 korriku 2026, po ashtu për punë të rregullt me orar të plotë.

Me këtë vendim, obligohet Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Punës për zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i PDK-së Xhavit Haliti, ka folur për…