
Hyri në det për t’u larë, humb jetën 81-vjeçari në Velipojë
21 korrik 2025
| 11:45
Ka humbur jetën një 81-vjeçari në Velipojë.
Bëhet e ditur se i moshuari i cili ishte banues në fshatin Gur i Zi, sapo ka hyrë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. “Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”.