Hyrja e delegacioneve në dhomën e takimin, shikoni ecjen e ministrit ukrainas të Mbrojtjes

28 shkurt 2022 | 14:58

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, ka kryesuar delegacionin e Ukrainës në bisedimet me Rusinë, të cilat kanë nisur tashmë.

Reznikov i ka udhëhequr luftimet kundër forcave ruse në vendin e tij që prej të enjtes, ndërsa vazhdimisht shprehet se ata po e fitojnë luftën.

As sot, kur atij i është dashur t’i lë bashkëluftëtarët për pak dhe të dalë përballë të dërguarve të Putinit për të biseduar, nuk duket më diplomat. Në një video të publikuar, ministri ukrainas duket plot vetëbesim. Njësoj shfaqen edhe anëtarët tjerë të delegacionit ukrainas.

Reznikovi dje e publikoi një fotografi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në të cilën të dy janë dukur të buzëqeshur dhe në disponim të mirë.

Fotoja është shkrepur dhe është publikuar pas 85 orësh luftime, ndërsa ministri ukrainas ka shkruar disa rreshta emocionues mbi fotografinë.

“Pasnesër, vjen pranvera. Ukraina do të fitojë. Ajo tashmë po fiton! Armiku që erdhi në tokën tonë do të shkojë në drejtim të njohur”, ka shkruar ai ndër tjerash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë nga detyra kreun…