Hyrja me vetura të qyteteve tjera në Prishtinë do të bëhet me pagesë

18 tetor 2020 | 10:29

Në katër anët e kryeqytetit, të gjitha automjetet që vijnë nga vendet e tjera, do të duhet të paguajnë hyrjen.

Komuna e Prishtinës po planifikon që në muajin nëntor të merret një vendim i tillë, derisa ai pritet të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se përmes projektit në të cilin parashihet të ndërtohen edhe unazat, parashihet edhe zgjidhja e problemit të trafikut të ngarkuar.

Sipas tij, hyrja me pagesë në kryeqytet do të eliminojë tollovinë në komunikacion, pasi që siç thotë ai zgjerimi i rrugëve nuk është zgjidhje.

“Diku në nëntor fillojmë tash një projekt të ri të cilin jemi para nënshkrimit, ku do të ketë edhe pagesa që besoj do mund ta implementojmë që nga viti tjetër, pagesa për hyrje në kryeqytet. Prishtina është qytet i vogël, prej skajit në skaj për gjysmë ore mundesh të ecësh këmbë”, ka thënë kryetari Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë thirrje për të përballuar valën…