Hyrja në oborrin e QKUK-së, sërish me para

01 tetor 2020 | 13:57

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se me fillimin e normalizimit të shërbimeve shëndetësore, ka rikthyer pagesat tek laurat në hyrje-dalje.

“Pas lirimit të tyre ka pasur numër të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar hapësirat e parkingut në QKUK, edhe pa pasur nevojë për kryerje të shërbimeve shëndetësore. Pas normalizimit të shërbimeve shëndetësore, është rritur numri i qytetarëve dhe makinave që frekuentojnë hapësirat dhe parkingjet në QKUK dhe kjo ka vështirësuar qasjen”, është bërë me dije në njoftimin e QKUK-së.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Albin Kurti Ishim studentë të një universiteti që konsiderohej…