 
                    Hyrjet e ndërtesave përplot mbeturina
                28 mars 2020
                |  11:34
            
        Në shumicën e ndërtesave kolektive në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë ka mbeturina. Njëra prej tyre gjendet në rrugën “Hamëz Jashari”, në të cilën banoret tash e sa muaj hedhin mbeturinat në garazh.
Era dhe rreziku për ndonjë sëmundje e ka bërë pothuajse të pashfrytëzueshme këtë garazh, por edhe ndërtesën. Disa banorë kanë pastruar disa herë, ndërsa të tjerët vazhdojnë t’i hedhin mbeturinat aty. Ja si duket një hyrje.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        