Hysaj ftohet kundër Cagliarit

03 nëntor 2025 | 16:48

Mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti për disa javë jashtë fushës dhe është gati për ndeshjen e radhës.

Në fakt, Hysaj është ftuar nga trajneri Maurizio Sarri për ndeshjen që Lazio e luan kundër Cagliarit, sot prej orës 20:45 dhe i takon xhiros së dhjetë të kampionatit italian.

Gjasat janë të mirë që Hysaj të jetë startues në këtë përballje dhe ky është një lajm i mirë për selektorin e Shqipërisë, Sylvinhon që këtë muaj ka ndeshjet me Andorrën dhe Anglinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Hysaj nuk është grumbulluar me Lazion në tri ndeshjet e fundit në Serie A, barazimet me Atalantan e Pisan, si dhe fitoren kundër Juventusit.

Ai deri më tani, ka tri ndeshje të luajtura në elitën e futbollit italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka…