Hysen Berisha, LV-së: Premtimi juaj në fushatë ishte rritja e pagës minimale

13 maj 2022 | 13:40

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hysen Berisha, në fjalën e tij në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për pagën minimale, ka theksuar se partia në pushtet e ka lëshuar bajrakun sa u përket premtimeve për kategoritë sensitive rreth pagës minimale.

Ai ka thënë se edhe sikur propozimi për pagën minimale të jetë 500 euro nuk mjafton

“Premtimi kryesor dhe bajraku që e kishit në fushata zgjedhore ishte rritja e pagës minimale prej 350 eurosh. Sot edhe po ta propozoni pagën minimale 500 euro që është e pamjaftueshme. E lëshuat këtë bajrak dhe i mashtruat prapë qytetarët. Ky projektligj që e keni sjell sot po e shpërfaqë mashtrimin tuja elektoral dhe faktin që nuk e keni ruajte kriterin, respektimi i kategorive të caktuara të shoqërisë. Theksin e keni lënë prapë te veteranët. Keni përjashtuar kategoritë që lëngojnë nga sëmundjet kronike që ua vështirësojnë jetën”, ka thënë deputeti Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ferrarit nuk i intereson nëse keni para të mjaftueshme…