Hysen Durmishi merr vendim për vënien nën mbrojte të Liqenit të Ujmanit dhe Malit Mokna

27 tetor 2025 | 16:05

Ministri në detyrë Hysen Durmishi, ka marrë vendim që Liqenin e Ujmanit dhe Malin Mokna ta vë nën mbrojtje. Kështu ka bërë të ditur vet Ministri në detyrë i Infrastrukturës me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ me qellim për mbrojtje të Liqenit të Ujmanit dhe Malit Mokna, të cilat ndodhen në pjesën veriore të Kosovës.

“Të dashur qytetarë, javën e kaluar kam nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit”, një nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në vendin tonë”, ka thënë Durmishi. “Me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor”, shtoi më tej ai.

Njoftimi i plotë i Durmishit:

Kemi vënë nën mbrojtje “Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit”

Të dashur qytetarë, javën e kaluar kam nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit”, një nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në vendin tonë. Me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor. Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore. Zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka ruajtur pozitën e parë në tabelën e…