Hysen Durmishi njofton për rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e qarkullimit rrugor në Kosovë

18 dhjetor 2025 | 18:10

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Hysen Durmishi, i cili njëherësh është edhe kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), me numër 24 në listën zgjedhore, ka njoftuar për përmirësime në infrastrukturën rrugore të vendit. Durmishi ka shpërndarë një video nga aksi rrugor Kërpimeh–Bajgorë, ku shihen ekipet e kompanisë së mirëmbajtjes duke vendosur sinjalizues rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët.

“Shijoni këto pamje nga vendosja e sinjalizimit rrugor në aksin Kërpimeh–Bajgorë, një hap i rëndësishëm për rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e qarkullimit,” ka shkruar Durmishi në postimin e tij. Sipas tij, investimet në sinjalizim dhe mirëmbajtje të rrugëve janë pjesë e angazhimit institucional për të garantuar siguri më të madhe dhe kushte më të mira për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

#116
#24

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nexhmedin Spahiu ka kritikuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama,…