Hysen Durmishi viziton Komunën e Fushë Kosovës, paralajmërohen projekte të reja infrastrukturore
Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka vizituar sot Komunën e Fushë Kosovës, ku është pritur nga kryetari i komunës, Valon Prebreza.
Gjatë vizitës, ministri Durmishi u takua gjithashtu me nënkryetarin e komunës, Shpend Bardiqi, si dhe me drejtorin për Infrastrukturë, Arianit Tërmkolli. Ai vlerësoi angazhimin e drejtuesve lokalë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional në shërbim të qytetarëve.
Në një postim publik, Durmishi u shpreh se Fushë Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, duke nënvizuar se institucionet janë të gatshme për punën që i pret dhe se disa prej këtyre angazhimeve tashmë kanë filluar.
Vizita u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të projekteve zhvillimore dhe përmirësimit të infrastrukturës në këtë komunë.




