Hyseni: Arsimi, do të vazhdojë të mbetet prioritet
Investime e përmirësime të shumta janë bërë e po bëhen në fushën e arsimit, derisa kjo sferë mbetet prioritet edhe në të ardhmen për krijimin e kushteve moderne për mësim. Kështu ka vlerësuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai ka theksuar se arsimi do të vazhdojë të mbetet në qendër edhe gjatë mandatit tonë të ri.
“Do ta bëjmë mësimin tërëditor realitet në dy shkollat e para që do të funksionojnë vetëm në një ndërrim”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se me Kuzhinën Qendrore, për ushqim të shëndetshëm për nxënësit, 4 çerdhe të reja, 2 në qytet dhe 2 në fshatra.
Kryetari, tha se do të ketë laboratorë modernë në çdo shkollë dhe arsim dual për t’i përgatitur të rinjtë për tregun e punës. “Ky është vizioni ynë për Gjilanin e dijes dhe të së ardhmes”, tha Alban Hyseni.



