Hyseni: Kalaja e Pogragjës do të duhej të jetë pikë e rëndësishme për vizitorë e turistë

14 shkurt 2022 | 11:41

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim përfaqësues nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, Fakulteti i Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Qendra e Trashëgimisë Kulturore, zyrtarë komunalë e përfaqësues nga fshati Pogragjë.

Hyseni ka thënë se rajoni i Anamoravës është një nga vendet mjaft të pasura, si me monumente, gjithashtu edhe me vlera tjera të kulturës historike.

“Kalaja e Pogragjës, si një nga luginat më të rëndësishme e pahulumtuar gjer në fund, do të duhej të ishte pikë e rëndësishme për vizitorë e turistë. Diskutuam rreth investimeve në qasjen e saj, rrugën e shtegun për ecje, ndërtimin e kinemasë së hapur afër saj e shumë atraksione tjera të cilat do ta shtonin atraktivitetin turistik të kalasë, e turizmin Gjilanit”, ka thënë Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Istrefi është një nga këngëtaret më të dashura për…