Hyseni, Kurtit për Gjykatën Speciale: Të mbajmë mend si ke qenë kundër, ishe pro Speciales kur ta eliminoi rivalin

16 tetor 2025 | 14:29

Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate (PSD) i ka reaguar Albin Kurtit të Vetëvendosjes për Gjykatën Speciale, një ditë para protestës që pritet të mbahet në Tiranë, dhe kundërshtisë së LV-së ndaj kësaj proteste.

“Ne e mbajmë mend se si Kurti betohej që me LV-në në pushtet Kosova nuk ia dorëzon çlirimtarët e saj Hagës. Ne mbajmë mend, prandaj iu dimë si gënjeshtarë. LV-ja ishte kundër Speciales për t’i thënë një rivali tradhtar. LV-ja ishte pro Speciales kur kjo do t’ia eliminonte atë rival”, ka shkruar Hysni në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Vetia kryesore e vërtetësisë është konsistenca – qëndrimi në kohë. Një veti tjetër është prova e veprës kur të jepet rasti. Me qëndrimin karshi Gjykatës Speciale, LV-ja nuk e kalon asnjërin test. Kundërshtimi i saj del me qenë rrethanor, dhe aspak parimor.

LV-ja njëmend ka qenë aktivisht kundër me 2015, kur gjykata u miratua. Por, një moment tjetër është dhjetori i vitit 2017 kur LV u bashkua me LDK-në kundër shfuqizimit të ligjit që praktikisht do ta bllokonte gjykatën.

Ne mbajmë mend sepse e kemi parë versionin me pa skrupuj të një politikani pikërisht te Albin Kurti kur publikisht i kërkoi Hashim Thaçit të shkojë në Hagë. Ne e mbajmë mend se si Kurti betohej që me LV-në në pushtet Kosova nuk ia dorëzon çlirimtarët e saj Hagës. Ne mbajmë mend, prandaj iu dimë si gënjeshtarë.

LV-ja ishte kundër Speciales për t’i thënë një rivali tradhtar. LV-ja ishte pro Speciales kur kjo do t’ia eliminonte atë rival.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
HERTA MÜLLER Ligjërata e çmimit Nobel për letërsi Stokholm, Akademia…