
Hyseni premton mbështetje për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Gjilani
22 shtator 2025
| 15:32
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Gjilani, të cilëve u ka premtuar mbështetje.
“Ansambli i Këngëve dhe Valleve, e ruan shpirtin kulturor të qytetit tonë, duke i dhënë jetë traditës përmes këngës e valleve”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, tregoi se takoi artistë dhe njerëz që me pasion dhe përkushtim e mbajnë gjallë artin dhe kulturën e Gjilanit.
“Përkrahja për ta është përkrahje e identitetit kombëtar dhe bashkërisht do ta vazhdojmë mbështetjen e këtij institucioni kulturor, me theks të veçantë krijimin e Ansamblit të Qytetit”, tha kryetari Alban Hyseni.