Hysni Gucati ndan mirënjohje për veprimtarin Sali Bislimi për kontributin në mbrojtje të vlerave të UÇK-së

13 mars 2026 | 16:07

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, i ka ndarë sot mirënjohje veprimtarit Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, për kontributin e dhënë në mbrojtje të vlerave çlirimtare dhe udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Gucati ka theksuar se Sali Bislimi, përpos angazhimit të madh që ka bërë për të kërkuar drejtësi për ish-presidentin Thaçi dhe çlirimtarët e tjerë, me iniciativa të ndryshme dhe takime me përfaqësues ndërkombëtarë, ka iniciuar edhe një rezolutë të mbështetur nga 30 deputetë zviceranë, e cila tashmë i është adresuar Dhomave të Specializuara në Hagë.

Adresimi i këtij dokumenti përfaqëson një hap simbolik në drejtim të respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe të parimit të një procesi të paanshëm.

Gucati e falënderoi Bislimin për angazhimin e tij në mbrojtjen e vlerave të luftës sonë çlirimtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara për presidencën e Barcelonës ka arritur kulmin këtë javë,…