Hysni Gucati për shkeljet në Hagë: Çdo fjalë timen për halle e derte, e shkruanin në fletore
30 prill 2026
| 15:01
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për vizitat që ai ka realizuar në Hagë tek ish krerët e UÇK-së.
Ai ka thënë se gjatë vizitës, çdo fjalë e tij dhe e atyre është shënuar.
“5 herë kam qenë në vizitë në Hagë dhe është e vërtetë që në atë dhomën e pritjes së mysafirëve, brenda në dhomë ku u takoshim me presidentin dhe të tjerët, janë ka dy kamera në dy qoshe, si të hyjsh brenda. Dhe është një përkthyes nga Shqipëria dhe është një gardian që rri te dera. Çdo fjalë e imja, apo çdo fjalë e tyre që kemi biseduar për halle e derte tonat, e shënon përkthyesi”, ka thënë ai në “T7”.



