
Hysni Muhadri mbështetet fuqishëm nga elektorati gjakovar, fiton ulëse në Kuvendin Komunal
18 tetor 2025
| 18:51
Hysni Muhadri, aktualisht drejtor i Inspektoratit në Komunën e Gjakovës, ka garuar me numrin 4 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë Komunale.
Puna e tij katërvjeçare në institucionet komunale ka bërë që Muhadri të gëzojë respekt në të gjithë Gjakovën, e në veçanti në rajonin e Hasit, prej nga vjen. Ai ka fituar besimin e qytetarëve për të qenë zëri i tyre në Kuvendin Komunal të Gjakovës.
Muhadri gëzon autoritet qytetar të trashëguar nga familja, ndërsa ndershmëria, guximi dhe efikasiteti në punë e kanë bërë atë të renditet i katërti më i votuari në listën zgjedhore të PDK-së. Ai ka marrë rreth 400 vota, duke u bërë një nga 6 apo 7 asamblistët e PDK-së në Gjakovë, degë e drejtuar nga kryetari Hajdar Beqa.