Hyzer Rizani: Koha t’ia kthej mbështetjen Shukri Bujës, që dikur ma dha mua

15 qershor 2025 | 16:16

Kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka vendosur t’ia kthejë mbështetjen Shukri Bujës – mbështetje të cilën dikur ai vetë e kishte marrë nga ish-kryetari i komunës së Lipjanit.

“Sot, pas 20 vitesh rrugëtimi në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, ndjej nevojën të ndaj me ju një pjesë të rëndësishme të këtij udhëtimi. Isha student absolvent kur për herë të parë u kyça në politikë, në strukturat e rinisë së PDK-së në Lipjan. Në atë kohë, z. Shukri Buja ishte kryetar komune dhe një nga figurat kryesore që më motivoi të angazhohem.

Me fjalët e tij të thjeshta, por të fuqishme – ‘Ti duhesh të jesh zëri i rinisë së Lipjanit’ – ai më dha shtytjen që më duhej për të marrë përgjegjësi publike. Ishte ai që më propozoi si nënkryetar të rinisë dhe më mbështeti fuqishëm për gjashtë vite në krye të rinisë së PDK-së në Lipjan,” ka shkruar Rizani ndër të tjera.

Postimi i plotë i tij:

20 vite rrugëtim në PDK – Me Shukri Bujën

Të nderuar qytetarë,

Sot, pas 20 vitesh rrugëtimi në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, ndjej nevojën të ndaj me ju një pjesë të rëndësishme të këtij udhëtimi. Isha student absolvent kur për herë të parë u kyça në politikë, në strukturat e rinisë së PDK-së në Lipjan. Në atë kohë, z. Shukri Buja ishte kryetar komune dhe një nga figurat kryesore që më motivoi të angazhohem.

Me fjalët e tij të thjeshta, por të fuqishme – “Ti duhesh të jesh zëri i rinisë së Lipjanit” – ai më dha shtytjen që më duhej për të marrë përgjegjësi publike. Ishte ai që më propozoi si nënkryetar të rinisë dhe më mbështeti fuqishëm për gjashtë vite në krye të rinisë së PDK-së në Lipjan.

Nga ai mësova si të motivoj të tjerët, si të punoj për të mirën e përbashkët dhe si të mos dorëzohem kurrë. Falë përvojës dhe mbështetjes që mora, mora përsipër me përkushtim të plotë udhëheqjen e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan.

Sot, pas shumë vitesh pune dhe përkushtimi të përbashkët, ndjej se ka ardhur koha ta kthej atë mbështetje që dikur mora nga z. Buja. Si dikush që më ka qëndruar pranë dhe më ka ndihmuar të ec përpara, ndjej obligim moral dhe politik ta mbështes fuqishëm, së bashku me të gjithë qytetarët e Lipjanit.

Z. Shukri Buja, përkrah bashkëluftëtarëve të tij, ka dhënë kontribut të madh në çlirimin e Kosovës, në zhvillimin e Lipjanit, dhe tani ka vizion për forcimin e komunës dhe shtetit tonë – së bashku me mua dhe bashkëqytetarët tanë.

Për këtë dhe shumë arsye të tjera, e konsideroj nder dhe kënaqësi të qëndroj përkrah tij.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë,

Prof. Dr. Hyzer Rizani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani po lëshon një valë të re raketash drejt Izraelit,…