I arrestuari për rastin e Enver Bajraktarit e pranon se e kreu vrasjen

12 gusht 2025 | 12:35

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion hetimor të suksesshëm lidhur me rastin e vrasjes së rëndë ku viktimë ishte Enver Bajraktari nga Lipjani.

Sipas njoftimit zyrtar, më 12 gusht 2025, në kuadër të hetimeve të vazhdueshme dhe veprimeve të pandërprera që nga momenti i raportimit të rastit, është realizuar një urdhër kontroll në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit. Si rezultat i këtij kontrolli është arrestuar një person i dyshuar, mashkull me inicialet T.K.

“I dyshuari, pas ndalimit dhe dhënies së deklaratës në polici, ka pranuar kryerjen e veprës penale. Ai është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij po vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën e përbashkët nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Burnleyt, Scott Parker ka folur për Armando Brojën,…