
I biri i dëshmorit refuzohet nga “Hidroregjioni jugor”: Më thanë se të mungon diploma e shkollës së mesme, ua dërgova të fakultetit
Florent Maqkaj, i biri i dëshmorit Selver Maqkaj, është refuzuar për pozitën e punës “inspektor-kontrollor” në KRU “Hidroregjioni jugor” në Prizren.
Maqkaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se nga kjo ndërmarrje ia kanë bërë të ditur se arsyeja e refuzimit ishte mungesa e dokumentacionit, gjegjësisht diploma e shkollës së mesme. Gjithsesi, ai thotë se ua kishte dërguar diplomën e fakultetit.
“Hidroregjioni Jugor, paska marrë vendim që të ma refuzoj aplikimin për pozitën “inspektor-kontrollor” me arsyetimin “mungesë dokumentacioni – diplomën e shkollës së mesme” ndërsa unë ua kam dërgu diplomën e fakultetit“, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
“Llogarite tash, një me shkollë të mesme vazhdon tutje, unë me fakultet refuzohem, rri rojtar, pse me kry fakultetin masnej rinia, kur nuk ju duhet gjo, krejt çka duhet në Kosovë është dikush i fortë që t’a ngat dorën, fatkeqësisht kjo praktikë po vazhdon“, vijon shkrimi i tij.
Tutje, Maqkaj ka bërë të ditur se ia kanë bërë të ditur se ka vetëm tri ditë të drejtë ankese dhe emaili i është dërguar të premten pasdite.