I blenë shpejt për shkak të “pyllit”, por i lanë zbrazët shkaku i mushkonjave

18 shtator 2020 | 07:50

Ndërtesat e projektuara me bimësi nëpër ballkone janë rritur aq shumë në “pyllin vertikal” saqë pronarët e apartamenteve po i shmangin dhe po hezitojnë të jetojnë brenda tyre për shkak të numrit të madh të mushkonjave, raportojnë mediat kineze.

Blloku i ndërtesave të banimit kishte përfunduar më 2018 në Chengduu në provincën Sechuan. Sipas uebfaqes së pronarit të tokës, 826 apartamentet që ishin nxjerrë në shitje, brenda pak ditëve ishin blerë nga qytetarë të vendeve të ndryshme.

Megjithatë, siç raportojnë mediat kineze, vetëm dhjetë familje janë vendosur në këto ndërtesa. Banorët besojnë se apartamentet janë të “pajetueshme” për shkak të vegjetacionit nëpër tarraca dhe fasadës që pothuajse është shkatërruar dhe numrit të madh të mushkonjave që “vrapojnë” pas gjelbërimit. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë…