I caktohet një muaj paraburgim të dyshuarit për masakrën në Izbicë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajsh për M.A., i dyshuar për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit M.A për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’. ‘Për veprat penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile e paraparë dhe sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë(RSFJ) i cili ligj ishte në fuqi në kohën kur pretendohet se është kryer vepra penale, vepër kjo e paraparë dhe e sanksionuar edhe me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës(KPRK-së) me nr. 06/L-074 Kodit Penal të Republikës së Kosovës’, është në njoftim.
Në njoftim thuhet se të pandehurit M.A. gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, përkatësisht deri më datën 29.05.2021.



