
I çmendi të gjithë me të kuqe, zbulohet çmimi marramendës i fustanit të Luanës
30 korrik 2020
| 02:02
Para disa ditësh në media bëri bujë lajmi i bashkëpunimit të Luana Vjollcës me këngëtarin latin, Jay Santos. Xhirimet kanë përfunduar dhe kënga do të publikohet së shpejti.
Luana ka zbuluar një ndër fustanet e videoklipit, me anë të një fotoje të publikuar në Instagram. Ajo shihet e veshur me një fustan i kuq me dekolte të hapur. Mirëpo e dini sa kushton?
Faqja “What they wearing” ka treguar se fustani i veshur nga Luana kushton plot 4.998 euro. Për veshjen e saj është kujdesur stilisti me famë botërore Philip Plein.