I dashuri i miliarderes së re kryqëzohet nga fansat: Njerëzit e pasur janë larg realitetit

26 gusht 2021 | 11:14

Pak ditë më parë, Kylie Jenner zbuloi se vajza e saj, Stormi, dëshironte që të shikonte nga afër një autobus shkolle. E sigurisht që babai i saj, Travis Scott, mendoi për këtë dhe i plotësoi menjëherë dëshirën të bijës.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, ata zbuluan se i kishin blerë vajzës një autobus të madh në ngjyrë të verdhë.

“Stormi ka folur këto kohë vetëm për dëshirën e saj për t’i dhënë një autobusi të verdhë të madh. Babi e surprizoi”, u shpreh miliarderja 24-vjeçare.

Por duket se ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak fansave të Kylie-t dhe reperit të famshëm. Ky i fundit po përballet me kritika të pafundme. Shumë prej tyre e kanë cilësuar këtë gjë si një ekstravangacë të tepruar nga ana e çiftit.

“Ok, problemi nuk është Stormi, por fakti se ata i blenë asaj një autobus kur mund t’i kishin dhuruar ato para tek ata që kanë nevojë dhe t’i mësojnë fëmijëve më shumë për empatinë dhe dashurinë dhe kujdesin për të varfrit”, komentoi një person.

“Njerëzit e pasur janë kaq larg realitetit, ata i blenë Stormit një autobus shkolle vetëm që ajo të ulet në të”, shkroi dikush.

Nga ana tjetër kujtojmë se këto ditë Jenner po përflitet se është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Burime të sigurta kanë thënë për “Page Six” se 24-vjeçarja është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të dytë me dashurinë e saj, Travis Scott.

I bleu vajzës një autobus shkolle, i dashuri i miliarderes së reI bleu vajzës një autobus shkolle, i dashuri i miliarderes së reI bleu vajzës një autobus shkolle, i dashuri i miliarderes së reI bleu vajzës një autobus shkolle, i dashuri i miliarderes së re

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Dy infermiere në SHBA, janë komentuar shumë së fundmi,…