I dashuri ia vrau të birin 29-vjeçares, i merrte eshtrat e saj kur shkonte në punë

13 shkurt 2022 | 09:43

Horror është ngjarja që ka ndodhur në Greqi dhe është zbuluar së fundmi nga autoritetet greke. Mediat e vendit fqinj kanë raportuar se 5 vite më parë në Athinë një grua greke si edhe i dashuri i saj polak kanë vrarë djalin 7-vjeçar të gruas, duke i fshehur më pas trupin në depon ku mbanin veglat e punës, në një kuti betoni.

Dje ata kanë pranuar krimin ndërkohë që detajet që mësohen janë vërtetë shokuese. Trupi i 7 vjeçarit që u vra u ruajt në një kuti veglash pune në tarracë nga nëna dhe i dashuri i saj, shkruan report TV.

Madje mediat shkruan se nëna 29-vjeçare, Kristina-Klaudia Maniataki, nëna e 7-vjeçarit, ka rrëfyer në komisariat se në momentin kur i dashuri i saj i huaj po i mbyllte gojën të birit me shirit izolues, ajo luante  lojëra elektronike në kompjuter.

Kur fëmija dha shpirt i dashuri i saj polak i tha: “Do ta rregulloj unë këtë gjë” dhe e bëri  në mënyrën më makabre të mundshme, duke fshehur trupin e pajetë në tarracën e shtëpisë në një kasë betoni, dhe më pas vendosi eshtrat e fëmijës në kutinë e veglave të punës.

I dashuri polak i nënës 29-vjeçare ndërtoi një kasë prej betoni ku futi trupin e pajetë të viktimës ditën kur kreu vrasjen. Më pas çifti ndërroi shtëpi dhe polaku vendosi eshtrat e fëmijës fatkeq në kutinë e veglave të punës, të cilën e merrte me vete kur shkonte në punë, për të mos e zbuluar policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kypseli në vitin 2017 ku një nënë 29-vjeçare bashkë me partnerin e saj polak 33-vjeçar, vranë fëmijën e saj 7-vjeçar dhe më pas e fshehën trupi në një kuti ku mbahen veglat e punës në verandën e banesës së tyre.

Ditën e vrasjes tragjike partneri i nënës së 7-vjeçarit (Andreas është emri i vogëlushit fatkeq) e ka ndëshkuar atë duke e lënë në këmbë dhe pa ushqim për orë të tëra.

Por në momentin kur fëmija reagoi duke folur, partneri mostër i mbylli gojën me shirit izolues dhe e la të qëndronte në këmbë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liburna Mehmeti, 19 vjeçare, aktualisht punon si instruktore e programimit…